Lajme

Vëllai i deputetit të VV-së: Hashim Thaçi është zgjidhja e krizës së energjisë

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 23 December 2021

Gazmend Muja, që është vëllai i deputetit të VV-së, Armend Muja, ka thënë se zgjidhja e problemit të rrymës në Kosovë është ish-presidenti Hashim Thaçi.

Ashtu si shumë qytetarë të tjerë edhe Muja ka ngritur shqetësimin për rikthimin e reduktimit të rrymës në vend.

“Pas 10 vjetësh rikthehen reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë! Zgjidhja e problemit”, ka shkruar ai duke publikuar një foto me Thaçin.

-Advertisement-

Vëllezërit Muja kanë bindje të ndryshme politike. Gazmend Muja është me PDK-në, ndërkaq Armend Muja është deputet në VV.

Gazmend Muja ishte zgjedhur asambleist i PDK-së në vitin 2017 në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, por më pas dha dorëheqje për t’iu bashkuar stafit politik të ish-ministres nga PDk-ja, Dhurata Hoxha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera