Lajme

Vëllai dyshohet se theri për vdekje vëllain – krejt çka dihet për ngjarjen tragjike që ndodhi në kryeqytet

Autori: Gazeta inFokus 07:52 | 28 October 2024

Një rast i rëndë ka tronditur kryeqytetin të dielën mbrëma, ku një person dyshohet se u ther për vdekje nga vëllai tij, shkak i një mosmarrëveshje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Prishtinë rreth orës 20:30.

Motivet e rastit akoma nuk dihen, teksa tashmë ka nisur hetimi nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

-Advertisement-

Me të marrë informatën policia doli menjëherë në vendngjarje.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha bëri të ditur se nga informacionet fillestare kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje mes dy personave, ku dyshohet se njëri ka goditur tjetrin me një mjet të mreshtë.

“Ekipi shëndetësore ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, tha Hoxha.

Ndërkaq personi që dyshohet se theri për vdekje vëllain, është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla mbrëmë u shpreh se i njëjti është në gjendje stabile.

“Një i lënduar me armë të ftohtë, është duke u trajtuar në QE, për momentin janë duke u kryer ekzaminimet e duhura, gjendje stabile është”, u shpreh Syla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera