Lajme

Veliu: Xhelal Sveçla mos të krekoset për merita lidhur me aksionin ‘Pika’, ishte planifikuar moti

Autori: Ermirë Berisha 13:47 | 16 March 2022

Ish-ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, ka komentuar aksionin e fundit të policisë “Pika”, shkruan Gazeta infokus.

Veliu në një intervistë për Pereskopin, ka thënë se ky aksion ka filluar kohë më parë dhe nuk ka të bëjë asgjë me ministrinë aktuale.

“Këtu nuk bisedohet për merita sepse meritat janë të institucioneve që e kane obligim ligjorë e kushtetues ta bëjnë këtë punë. Ndërsa, ky aksion ka filluar shumë herët edhe bash asnjë lidhje ministrin aktual të Punëve të Brendshme në këtë punë nuk e ka, dmth nuk e ka asnjë meritë, nuk ka pse të krekoset, po e them kështu hapur” ka thënë Veliu.

-Advertisement-

Kujtojmë se në aksionin e fundit të policisë së Kosovës “Pika” janë arrestuar 48 zyrtarë policorë dy të doganave./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera