Veliu: Qesharake dhe fëmijërore kërkesa e Sveçlës për Gjermaninë lidhur me pasaportat
Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 09 January 2023
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, e ka quajtur qesharake dhe fëmijërore kërkesën e ministrit Xhelal Sveçla, që Gjermania t’i pranojë pasaportat e Kosovës me afat të skaduar, për shkak të mungesës së materialit për prodhimin e pasaportave të rinj.
“Do të ishte e justifikueshme po të ndodhtë në fillim të mandatit, ditët e para që e merr njeriu detyrën dhe është një kohë e arsyeshme derisa të zhvillohen procedura, por pas dy vite qeverisjeje, qytetarët e Republikës mos të kenë mundësi të pajisen me dokumente udhëtimi dhe me dokumente të tjera personale është e pajustifikueshme. Bile është shumë qesharake, konflikti në Ukrainë? Çfarë ka lidhje konflikti në Ukrainë me dokumentet e udhëtimit në Kosovë?” , ka thënë Veliu.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së tha për KosovaPress se kërkesat e tilla, si ajo ndaj Gjermanisë, e dëmtojnë edhe imazhin e vendit.
“Kjo kërkesë është shumë qesharake për mua, t’i bëhet kërkesë një vendi që të pranohen dokumentet e skaduara, nuk e di kujt i hyn në punë një dokument i skaduar, sepse kusht për udhëtim qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë edhe vizën. Vizat nuk vendosen në pasaporta që nuk kanë afat. Ata njerëz që janë të pajisur me viza ata duhet ta kenë edhe vlefshmërinë e dokumentit, ndryshe nuk mund të pajisjet me vizë sepse është kusht. Kjo është një kërkesë fëmijërore, qesharake, që sigurisht e prish imazhin e Kosovës, institucioneve, ashtu siç duhet me qenë” , shton Veliu.
Veliu po ashtu tha se në kohën sa ka qenë ai ministër nuk ka pasur mungesa të theksuara të materialit për dokumentacion.
“Në kohën time nuk ka pas shumë mungesa edhe pse është dashur të bëjmë furnizime të shpejta nganjëherë për shkak të procedurave që janë vonuar e që kanë qenë me ankesa, mirëpo mungesë të theksuar të dokumentacionit nuk ka pas” , tha Veliu.
Duke folur për mungesën e materialit për pasaporta, Veliu tha se qeveria duhet të këndellet, ndryshe sipas tij janë duke e dëmtuar vendin.
“Ata (LVV) kanë qenë shumë kritikë, i kanë sulmuar vazhdimisht të tjerët pse po bëhet kjo, ndërsa vetë pas dy vite qeverisje po shihet se nuk janë në gjendje edhe një kërkesë elementare të qytetareve me të drejtë themelore të pajisjes me dokumente udhëtimi personale, ta sigurojnë. Kështu që, ata duhet t’i kthehen punës, të kthjellën, ndryshe këtë vend janë duke e dëmtuar pa masë” , tha mes tjerash Veliu.
Ndryshe, për mungesën e materialit për pasaporta pati shumë reagime gjatë 24 orëve të fundit. Mërgimtarët kanë mbetur pa u kthyer në vendet ku jetojnë ndërsa qytetarë në Kosovë pa udhëtuar gjatë periudhës së festave./kp
Të tjera
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Hoti e quan Kurtin mashtrues: S’ka çka tregon për qeverisjen e tij e shan të kaluarat
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Al...