Lajme

Veliu ia kthen Bulliqit: Askush nuk e pa të arsyeshme të të fus në listë

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 24 May 2017

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu i është përgjigjur akuzave të bashkëpartiakut të tij, Shpejtim Bulliqi se kinse nga lista për deputetë janë larguar shumë kandidatë, dhe se largimi ka qenë selektiv.

Sipas Bulliqit, ky veprim është bërë pasi që shumë anëtarë të LDK-së kishin kundërshtuar disa çështje jetike për vendin dhe integritetin e saj.

Nga ana e tij, Veliu thotë se dega e komunës në Podujevë i është nënshtruar një procesi të hapur të identifikimit të kandidatëve.

-Advertisement-

Sipas Veliut, 20 anëtarët e kryesisë nuk e kanë parë të arsyeshme të propozojnë Bulliqin si kandidat për deputetë.

“Kandidaturat në komunën e Podujevës i është nënshtruar një procesi shumë të hapur, të identifikimit të kandidatëve në nëndegë, propozimi i tyre në kryesinë e degës, dhe kryesia e degës është ulë i ka diskutuar i ka prezantuar të gjithë emrat që kanë ardhë si kandidatura edhe ka qenë në kompetencën e kryesisë me i përcaktu kandidatët e mundshëm për deputetë. Kryesia ka 20 anëtarë të gjithë kanë qenë prezent është diskutuar, janë propozuar të gjithë ata që janë propozuar kanë shkuar si të nominuar në kryesi të LDK-së , asnjë që ka qenë i propozuar në kryesi nuk iu ka mshelë rruga me vazhdu ma tutje”, ka thënë Veliu në një prononcim për Indeksonline.

Ai ka treguar se asnjë kandidat që është propozuar nuk është refuzuar për të vazhduar më tej, për të kandiduar si deputet.

Madje, Veliu thotë se Bulliqi e ka pasur mundësinë të propozojë edhe vetën, porse nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Bulliqi nuk është propozu, asnjë anëtarë i kryesisë nuk e ka pa të arsyeshme me propozu si kandidat për deputetë, edhe asnjë kandidat i mundshëm që është propozu nuk është refuzu, të gjithë ata që janë propozuar kanë shkuar, ka qenë një mundësi për të gjithë. Edhe Bulliqi e ka pas mundësinë me e propozu vetveten, nuk ka kurrfarë listë selektive”, ka shtuar ai.

Lënia jashtë liste e Bullqiqit ka nxitur reagime të mëdha në opinionin publik. Partitë opozitare ia kanë hapur derën ish deputetit të LDK-së, por ai ka preferuar të mos largohet nga kjo parti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera