Veliu: Greqia është njollë e zezë krimi në Bashkimin Europian!

Autori: Gazeta inFokus
11:59 | 31 July 2017
Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu ka reaguar ndaj gënjeshtërave shoviniste të presidentit grek Prokopis Pavlopulos, i cili në një fjalim në Kongresin e të ashtuquajturit Këshilli Botëror i Epiriotëve të Diasporës hapur ka ndërhyrë në punët e brendshme të Republikës së Shqipërisë.
Deklarime të tilla nuk i kontribuojnë paqes afatgjatë dhe stabilitetit rajonal, ka deklaruar Veliu. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar reagon ashpër ndaj presidentit grek Prokopis Pavlopulos, i cili jashtëligjshëm qëndroj në Prevezën e Shqipërisë, prej nga edhe një herë pati guxim të përzihet në punët e brendshme të Shqipërisë.
Greqia duhet të reflektoj pozitivisht, t’i jap fund pretendimeve ekspansioniste ndaj territoreve sovrane të Shqipërisë, përfundimisht të marrë vendime të guximshme për korigjimin e padrejtësive shekullore ndaj shqiptarëve nën pushtimin grek dhe në fund të lirohet nga e kaluara e saj kolonialiste e gjenocidiste, duke ndihmuar procesin për rikthimin e 15.674 km2 territor shqiptar, në bazë të parimeve të së drejtës së vetëvendosjes dhe dekolonizimit. Greqia, si vend anëtar i Bashkimit Europian duhet që urgjentisht të shfuqizoj ligjin e luftës (2636/1940) të vitit 1940 dhe të garantoj në përpikshmëri të gjitha të drejtat dhe detyrimet themelore nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut për shqiptarët autokton dhe arvanitasit nën Greqi.
Poashtu, Greqia duhet që urgjentisht të lejoj kthimin e popullsisë shqiptare në Çamëri, të njoh gjenocidin ndaj çamëve, të njoh shtetësisë e dyfishtë, t’iu kthehen pronat, të kompensohen për shfrytëzimin e pronës, të organizohet pushteti dhe administrata në gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e Çamërisë, duke hapur shkolla, dhe të financohet arsimi në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet.
Minoriteti grek në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me rezultatet e regjistrimit të popullsisë të 2011 është vetëm 24.243 dhe gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare, si dhe është i përfaqësuar në gjitha nivelet politike në vend, prandaj gënjeshtrat e presidentit grek nuk janë asgjë tjetër veçse propagandë shtetërore greke, që minojnë përmirësimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Përfundimisht, çështja më e rëndësishme që kërkon vëmendje ndërmjet dy vendeve është çështja e Çamërisë.

Të tjera
-
WSJ: Administrata Trump po kërkon shtete për t’i dërguar të dëbuarit nga SHBA, po e shqyrtojnë edhe Kosovën
Administrata Trump është përfshirë në përpjekje për të arritur marrëveshje me...
-
Cakolli kritikon Kurtin që punët e partisë po i kryen në zyra të Qeverisë: S’është në rregull
Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Demokraci (KDI) ka reaguar ndaj ven...
-
Prokuroria e mohoi, por një grup i ri me përmbajtje skandaloze si “AlbKings” rikthehet në Telegram (PAMJE)
Pavarësisht mohimeve nga institucionet, një grup i ri në rrjetin social Teleg...
-
Detaje tronditëse nga v*asja e shqiptares në Itali, i dashuri përdori telefonin edhe pas krimit
Detaje të reja janë zbuluar nga mediat italiane nga ngjarja e tmerrshme që tr...
-
Detaje të reja: Kështu dyshohet se ndodhi vrasj* e policit në Kaçanik
Periskopi ka zbulur detaje të reja nga vrasja e policit Muhamed Lika në Kaçan...
-
Postimi i para 4 viteve i policit të vra*ë në Kaçanik: Raportonte se ia kishin vënë fl*kën lokalit të tij
Rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, i cili u vra mbrëmjen e së mar...
-
Sot varroset polici i vr*arë në Kaçanik
Rreshteri Muhamed Lika, që mbeti i vrarë mbrëmë në hyrje të banesës së tij në...
-
Kurti takohet edhe me Rashiqin, merr përgjigje pozitive nga ai për formimin e qeverisë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vijoi takimet me partitë p...
-
Cilët janë 10 hapat deri në konstituimin e Kuvendit në seancën e 15 prillit?
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka treguar se cilët janë 10...
-
Albin Kurti dënohet me 250 euro që nuk shkoi për të dëshmuar në Prokurori
Gjykata e Prishtinës ka dënuar me 250 euro kryeministrin në detyrë, Albin Kur...
-
Mungon njëra e akuzuar, dështon seanca për përvetësimin e mbi 70 mijë eurove
Në mungesë të të akuzuarës Fatime Hoti-Abazi, ka dështuar të mbahet seanca të...
-
Kurti nis diskutimet me pakicat për formimin e qeverisë, takohet me Emilija Rexhepin
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka nisur edhe zyrtarisht diskutimet për fo...