Lajme

Velipojë, dy biznesmenë përfundojnë në polci pasi kapen duke vjedhur energjinë

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 27 July 2017

Dy pronarë hotelesh në Velipojë janë kallëzuar penalisht nga OSHHE, pasi në një aksion nga Task Forca, në bizneset e tyre janë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë.

Burime zyrtare nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë bëjnë me dije se OSHEE Shkodër, pas kontrolleve të ushtruara në Velipojë, kallëzoi këtë të enjte në prokurori dy abonentë privatë, pronarë hotelesh në zonën e plazhit “Pulaj”.

Dy biznesmenët Geg V. dhe Ndue K. janë shoqëruar nga policia për në komisarit me akuzën e ndërhyrjes në matës duke manipuluar të dhënat e konsumit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera