Veliaj: Sjellim urbanizim, rrisim vlerën e pronës
Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 01 July 2017
Do të sjellim urbanizim dhe rritje të vlerës së pronës së qytetarëve është shprehur kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai ka qënë në zonën e Depos së Ujit në njësinë nr. 2, ku ka nisur puna për ndërtimin e dy rrugëve të reja.
“Jam shumë i lumtur që në Njësinë 2 po vlon puna. Siç e kisha premtuar, ka fushatë, s’ka fushatë, ka zgjedhje, s’ka zgjedhje, ka pushime, s’ka pushime, do t’i japim forca që të përdorim çdo ditë të verës për punët e Tiranës. Ndaj, më vjen mirë që për dy damarë kryesorë të të gjithë kësaj zone periferike të Tiranës, rruga “Budi” dhe rruga “Mihal Grameno”, skajet e tyre fundore, kemi filluar ndërtimin e rrugëve të reja. Kështu që, për të gjithë ata që mendojnë se disa gjëra bëhen për fushatë, kjo është prova direkte se kemi rreth 800 ditë në Bashkinë e Tiranës që punojmë çdo ditë. Pra, me energjinë, me intensitetin dhe me produktivitetin që njerëzit zakonisht e shohin vetëm në fushatë, por për ne kjo është motoja e punës së përditshme”, tha Veliaj.
Ai shtoi se Bashkia e Tiranës ka parë me prioritet investimet që sjellin urbanizim në ato zona ku më parë është bërë procesi i legalizimeve, ashtu si edhe në këtë zonë të zhvilluar gjatë viteve të transizionit.
“Kjo është një periferi ekstreme e Njësisë nr. 2, ish-lagja ime e vjetër, sepse Tirana deri diku mbaronte te Depoja e Ujit. Ajo ishte kufiri midis Tiranës urbane dhe fundit të jetës urbane. Sot, në fakt, Depoja e Ujit është në mes të një lagje me shumë banorë, njerëz të ardhur në vitet ‘90-2000, që kanë ndërtuar shtëpinë e tyre me djersë e mund, por që merr ketë vlerë vetëm po të ndodhin dy gjëra: qeveria po bën legalizimet, ndërkohë bashkia ndihmon me urbanizimin. Urbanizim do të thotë të të vijë rruga, uji, ndriçimi, gjelbërimi, kopshti, çerdhja etj”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës. /Top Channel/
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...