Vela: Ish-ministrja Haradinaj na ka hapur telashe me Turqinë, Katarin e shtetet tjera
Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 08 April 2022
Shefi i stafit të presidencës, Blerim Vela, në një intervistë në Rubikon ka folur për njohjen-reciproke që është arritur mes Kosovës dhe Izraelit dhe vendosjen e ambasadës në Jerusalem, si rezultat i Marrëveshjes së Washingtonit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.
Vela ka thënë që pa ardhjes në Presidencë, kanë marrë vesh që ish-Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, dy ditë para se të vendoseshin raportet me Izraelin, ka pasur komunikime me Turqinë, Katarin dhe shtete të tjera dhe iu ka thënë të kundërtën e asaj që është vepruar dy ditë më pas.
Shefi i stafit të presidentes Osmani ka thënë se kjo gjë ka krijuar dëm të madh me shtetet në fjalë dhe se ka pasur shumë pakënaqësi nga vendimi që Qeveria e kaluar ka marrë.
“Ato janë të përcaktuara në marrëveshjen e Washingtonit, pra ajo i ka përcaktuar pak a shumë konturat e përgjithshme, një njohja që është bërë mes Kosovës dhe Izraelit, dhe aty ku është marrë vendimi për hapjen e ambasadës në Jerusalem, është marrë nga qeveria e kaluar, mesa kemi kuptuar në momentin e ardhjes në pushtet në zyrën e presidentes, ministrja e Punëve të Jashtme, dy ditë para se të themeloheshin raportet diplomatike, ka pasur komunikim me Turqinë dhe Katarin dhe shtete të tjera, ku ka premtuar të kundërtën e asaj që është bërë më vonë, dhe ka krijuar një dëm të madh në raportet me ato shtete, sepse janë rritur pritjet nga ato shtete se Kosova do të ketë një qëndrim tjetër. Pra nuk është luajtur një lojë e drejt dhe parimore me ato shtete, dhe pastaj ne kur kemi ardhë jemi ballafaquar me një situatë kur ka pasur pakënaqësi të mëdha për vendimin që ka marrë qeveria e kaluar, por natyrisht ne kemi qenë para faktit të kryer, ne nuk kemi mundur të marrim ndonjë vendim”, ka deklaruar Vela i pyetur nga Vllahiu se “Cilat janë vijat themelore të politikës së jashtme të Kosovës në raport me çështjen palestineze?”./Express/
Të tjera
-
Presidentja Osmani kujton Tahir Zemajn: Do të jetë gjithmonë simbol i sakrificës dhe i luftës për liri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar në 22-vjetorin e vdekjes së he...
-
Deputeti Shala viziton një ndërmarrës të sukseshëm në fshatin Arllat, i premton përkrahje
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka vizituar të shtunë...
-
Borut Pahor heq dorë përfundimisht nga synimi për emisar i dialogut Kosovë – Serbi, tregon arsyen
Ish-presidenti slloven, Borut Pahor, përmes një letre ka bërë të qartë që s’k...
-
Komandanti i KFOR-it tregon pse s’i dha leje Kurtit që ta çojë FSK-në në Veri pas sulmit në kanalin Ibër-Lepenc
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Enriko Borduani, ka folur në një intervistë p...
-
Vuçiq: Kurti e do Listën Sebe jashtë zgjedhjeve sepse është parti e padëgjueshme për të
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për atë që po ndodh në Kosov...
-
Haradinaj prezanton planin për daljen nga kriza energjetike
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Hidhet mjet piroteknik në drejtim të karabinierëve të KFOR-it në Mitrovicë
Një i mitur në Mitrovicën e Jugut ka hedhur një mjet piroteknik në drejtim të...
-
Ministrja e Jashtme gjermane: BE-ja nuk do të financojë islamizimin e Sirisë
Bashkimi Evropian do t’i vëzhgojë nga afër lëvizjet politike në Siri dhe do t...
-
Ndodhë në Deçan: Nipi ia vjedh gjyshes 9 mijë euro, një pjesë ia jep dy të miturve për të blerë ạrmë
Një i mitur në Lëbushë të Deçanit dyshohet se i ka vjedhur 9 mijë euro në sht...
-
SHBA: Agjencitë e zbulimit të shqetësuara për sulme të ngjashme me atë të New Orleans
Agjencitë amerikane të rendit dhe zbulimit janë të shqetësuar se mund të ketë...
-
Rrahje masive në Pejë, të përfshira edhe katër gra
Dhjetë persona janë përfshirë gjatë së premtes në një rrahje masive në qyteti...
-
Trump do të dënohet nga gjykata pak para se ta marrë detyrën e Presidentit
Një gjykatës ka urdhëruar që Donald Trump të dënohet më 10 janar për çështjen...