Sport

Vedati i ‘Stupcave’ me një video speciale për Zhegrovën

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 25 March 2018
Komediani nga Kosova, Vedat Bajrami, është personaliteti tjetër i njohur që ka uruar Edon Zhegrovën për debutimin me gol te Përfaqësuesja e Kosovës.

“Dardanët” në një sfidë aspak të lehtë, kanë arritur të mposhtin me rezultat minimal Madagaskarin, dhe golin e fitores e realizoi pikërisht Zhegrova, duke regjistruar një debutim ëndrrash.

Zhegrova që e nisi këtë ndeshje nga minuta e parë, arriti të realizoi në minutën e 47’, pas një depërtimi të menduar mirë dhe një goditje të bukur.

Vedat Bajrami i cili edhe ka ndihmuar Zhegrovën në karrierën e tij për transferim te Genk, përmes një postimi në Facebook ka uruar 18 vjeçarin e artë të Kosovës.

-Advertisement-

“Urime Golin e parë ⚽️për Kombëtaren e Kosovës shoku miku im Edon Zhegrova kemi besu në ty prej fillimi e tash e dëshmove me punë,qysh thot populli u qel bira ⚽️⚽️⚽️ me kët gol u gëzuan krejt shokët e mi #Kosova #dardanet  @edonzhegrova10”, ka shkruar Vedati.

Këtij postimi ai i ka bashkëngjitur edhe një video shumë interesante.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera