Sport

Vedat Muriqi kontribon me gol në fitoren e Lazios ndaj Atalantas

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 31 January 2021

Lazio ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim të Atalanta, shkruan Gazeta inFokus.

Lazianët kanë triumfuar me rezultat 3-1, në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 20-të në Serie A.

Golin e vetëm për vendasit e realizoi Mario Pasalic (79’), kurse për mysafirët shënuan Adam Marusic (3’), Joaquin Correa (51’) dhe Vedat Muriqi (82’).

-Advertisement-

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës realizoi dy minuta pas inkuadrimit në lojë.

Ky ishte goli i dytë për Muriqin në fanellën e skuadrës nga qyteti i Romës.

Pas kësaj fitoreje Lazio renditet e pesta me 37 pikë, kurse Atalanta e gjashta me 36 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera