Sport

Vedat Muriqi i gatshëm për t’iu rikthyer stërvitjeve

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 30 September 2020

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi që kishte rezultuar pozitiv me koronavirus është gati të rikthehet në stërvitje më klubin e tij Lazio, shkruan Gazeta inFokus.

Muriqi, që pas ritestimeve tashmë ka dalur negativ, ka mbërritur në klinikën mjekësore të Lazios në Paideias për t’iu nënshtruar testeve edhe një herë.

Prizrenasi u infektua me Covid-19 para disa ditësh duke mos pasur kështu mundësi të bashkohet me skuadren e tij të re.

-Advertisement-

Kujtojmë që 26 vjeçari bëri një hap gjigand në karrierë duke kaluar tek Lazio në Serie A, nga Fenerbahçe për 18 milionë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera