Sport

Vedat Muriqi e dërgon Lazion në çerekfinale me golin e shënuar në fund të ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 21 January 2021

Lazio e ka mposhtur Parman në fund të ndeshjes, falë golit të realizuar nga sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, në minutën e 90’ të takimit, shkruan Gazeta inFokus.

Ky ishte goli i parë për Muriqin në një ndeshje zyrtare me Lazion.

Në takimin e zhvilluar në ‘Stadio Olimpico’, lacianët kanë triumfuar ndaj Paramas me rezultat 2-1 dhe kanë kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.

-Advertisement-

Golin tjetër për Lazion e ka realizuar Marco Parolo në minutën e 23’, kurse për mysafirët golin e vetëm e shënoi Valentin Mihaila në minutën e 83’.

Pas kësaj fitoreje Lazio në çerekfinale do të takohet me Atalantan./Gazeta inFokus/

https://twitter.com/i/status/1352377246439378945

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera