Rozë

Vedat Bajrami: Serbia as në ëndërr nuk e sheh më Kosovën si të saj

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 23 February 2023

Vedat Bajrami i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP, disa javë më parë.

Ai tashmë shquhet për humorin e tij, ndërsa brenda ka rrëfyer për publikun edhe gjëra interesante.

Aktori i njohur së fundmi ka folur gjatë për luftën në Kosovë, teksa ia tregoi Melisa Lleshit disa ngjarje që kanë ndodhur në vend më shumë se 23 vjet më parë.

-Advertisement-

Humoristi mes tjerash i tha këngëtares se ‘Serbia ende mendon se Kosova është e saj’, por që kjo as në ëndërr nuk i del më.

“Lufta nuk ka filluar vetëm në 98-99. Lufta ka filluar moti. Moti kanë filluar sulmet për shqiptarët. Edhe sot vetëm se nuk ka fuqi se jemi bërë shtet, jemi fuqi, kemi KFORI-n këtu, kemi forcat e NATO-s. Ne si Kosovë nuk jemi pranuar në NATO, por NATO-n e kemi brenda”, u shpreh Bajrami.

Politikisht kurrë nuk e kanë pranuar, e kanë ushqyer të njëjtën dëshirë që Kosova është e jona, pretendojnë se Kosova është tyre, Kosova as në ëndërr nuk është e tyre më, por akoma pretendojnë”, vazhdoi më tej humoristi shqiptar.
Theksojmë se brenda BBVK-së deri më tani ka pasur situata të ndryshme, debate e mes tjerash janë trajtuar edhe tema të rëndësishme nga banorët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera