Lajme

Veç një nxënës në klasën e parë në Keqekollë, numri i banorëve në rënie

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 10 September 2022

Në shkollën fillore të mesme të ulët “Rilindja” në fshatin Keqekollë të Komunës së Prishtinës, është regjistruar vetëm një fëmijë në klasën e parë, për këtë vit shkollor.

Vajza e cila sivjet do të nisë mësimin klasën do ta ndajë me tre nxënës të tjerë të klasës së pestë.

Mësuesi asaj do të ia mësojë abetaren e të tjerëve do të u flasë për histori, biologji e lëndë të tjera.

-Advertisement-

Këtë vendim janë detyruar ta marrin në mungesë të nxënësve në këtë shkollë, thotë drejtoresha e “Rilindjes”, Qamile Gashi.

Gashi tregon se ky vit shkollor do të nisë me 19 nxënës gjithsejtë, 44 më pak se në vitin 2015, 63 sa kishte ky institucion arsimor.

Drejtoria e Arsimit e Prishtinës bëri me dije, se në vitin shkollor 2022-2023 në të gjitha fshatrat e Prishtinës janë regjistruar 262 nxënës në klasën e parë, 20 më pak se vitin e kaluar, që ishin 282.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera