Lajme

Veç 2 deputetë të LDK-së janë kundër Demarkacionit

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 09 May 2017

Për deputetin e LDK-së, Agim Kikaj, qeveria është në krye të detyrës.

Ai ka thënë se mbledhja e Qeverisë është shtyrë për të mërkurën. Ka thënë se po shkohet sipas rendit si janë shtruar gjërat.

“Së pari do të shkohet me mocionin dhe krahas saj mbledhja e Qeverisë”, ka thënë Kikaj në “Interaktiv”.

-Advertisement-

Vonesat në procedimin në Kuvend të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, Kikaj e ka lidhur edhe me bojkotin gjashtë mujor të Listës Serbe për institucionet e vendit, duke shtuar se janë vetëm dy deputetë të LDK’së që janë deklaruar kundër demarkacionit.

“Vetëm dy nga deputetët tanë e kanë deklaruar votën e tyre kundër demarkacionit. Janë Shpejtim Bulliqi dhe Adem Salihaj. Ka edhe të tjerë që kanë shprehur dilema por le të shohim votën e tyre në Kuvend, s’kemi çfarë të fshehim. Ndërsa te PDK-ja janë 4-5 deputetë që janë deklaruar kundër”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera