Lajme

Vdiq një foshnje në QKUK, Policia i interviston disa persona

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 05 November 2024

Një foshnje e porsalindur ka vdekur të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se për këtë janë intervistuar disa persona. Trupi i pajetë i foshnjës është tërhequr nga zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore për obduksion (IML).

“Është raportuar se ka ndërruar jetë një foshnje. Lidhur me rastin njësitë përkatëse policore kanë intervistuar disa persona, ndërsa nga zyrtarët e IML-së është tërhequr trupi i pajetë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera