Lajme

Vdiq në kopsht, 3-vjeçari kishte shenja në fyt

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 07 January 2022

Vdiq në kopsht, 3-vjeçari kishte shenja në fyt

Një 3 vjeçar ka humbur jetën këtë të premte në një kopsht privat në Fier. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se fëmija identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ka shkuar pa shenja jete në spitalin e Fierit.

Sipas burimeve nga spitali, mësohet se fëmijës i janë konstatuar shenja në fyt dhe në momentin që ai është dërguar nga edukatoret në spital nuk reagonte.

Ndërkohë trupi i pajetë i 3 vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit ku pritet që ti bëhet ekspertiza mjeko ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një kopsht privat në qytetin e Fierit.

“Në orën 13:00, në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të tjera