Lajme

Vdes togeri i Policisë së Kosovës, Fehmi Bucaliu

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 29 May 2022

Ka ndërruar jetë një prej pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka njoftuar për vdekjen e togerit të Policisë së Kosovës, Fehmi Bucaliu.

Ish-kryetari i Gjilanit ka shprehur ngushëllime për familjarët e Bucalit, derisa tha se ai do të mbahet mend për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në Policinë e Kosovës, transmeton lajmi.net.

-Advertisement-

“U trondita me këtë lajm për ndarjen nga jeta të togerit të policisë e mikut tim, Fehmi Bucaliu. Do ta kujtoj gjithmonë për miqësinë, bujarinë, profesionalizimin e kontributin e jashtëzakonshëm në policinë e shtetit. Mbi të gjitha, për atdhedashurinë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bucaliu, miqve, kolegëve e farefisit. Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!”, ka shkruar ai.


Ndryshe Fehmi Bucaliu sot është përkujtuar nga familjarë e miq të shumtë të tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera