Lajme

Vdes një person pasi ra në një humnerë në Prevallë

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 20 November 2021

Ka vdekur një person, pasi i njëjti sot gjatë ditës ka rënë në një humnerë në Prevallë.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai tha se trupi i pajetë është gjetur sot pas orës 16:00, shkruan Gazeta Express.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 14:35 kemi pranuar informacionin se një person ka rënë në humnerë në Prevallë. Njësitet policore, njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas orës 16:00 kemi pranuar informacionin se është gjetur një trup i pajetë”, ka thënë Osmanollaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera