Lajme

Vdes një person nga koronavirusi në Spitalin e Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 15 August 2020

Një person nga Gjilani ka ndërruar jetë sot nga koronavirusi, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ishte duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, kështu u bë e ditur nga një postim i komunës në rrjetin social Facebook.

“Komuna e Gjilanit ka shënuar edhe nëntë raste të reja pozitive me COVID-19, derisa një qytetar që ishte në hospitalizim në Spitalin e Përgjithshëm, ka ndërruar jetë sot”, thuhet në njoftimin e komunës.

-Advertisement-

Deri tani në këtë komunë 28 persona kanë vdekur nga koronavirusi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera