Lajme

Vdes një person në një pikë karburanti në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 20:12 | 07 February 2022

Një person ka vdekur në automjetin e përfshirë nga zjarri në hapsirën e një pike karburanti në fshatin Babush të Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se personi që ishte brenda në automjet ka vdekur.

”Sot, rreth orës 17:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, në hapësirën e një pikë karburanti në fshatin Babush, një automjet i udhetareve me targa vendore është perfshirë nga flaka”, është shprehur Veseli.

-Advertisement-

Ai shtoi se një person tjetër është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

”Për pasojë një person ka humbur jetën që ishte në automjet. Ndërsa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marr lëndime trupore dhe është dërguar në Prishtinë për trajtim mjekesor”.

Policia ka bërë të ditur se të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt i ka nisur hetimet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera