Lajme

Vdes një grua në rrugën Prishtinë-Pejë, ishte goditur me veturë

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 16 April 2022

Një grua ka humbur jetën pasi një person nga pakujdesia e ka goditur atë me veturë në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

-Advertisement-

Kurse i dyshuari është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera