Lajme

Vdes nëna e ish-kryeministrit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 12 January 2020

Në moshën 94-vjeçare, nëna e Bajram Kosumit, ish-kryeministrit të Kosovës, Shaha Krasniqi-Kosumi ka vdekur.

Kosumi, që është edhe rektor i Universitetit të Gjilanit, ka njoftuar se nëna e tij, vdiq dhe se varrimi i të ndjerës bëhet në ora 15:00 në fshatin Koretin të Kamenicës, shkruan gazeta inFokus.

“Ajo na rriti e na edukoj, dy vajza e pese djem, vuajti nga ndjekjet, burgimet e lufterat shqiptare, po kurre nuk u dorezua dhe gjithmone na motivoi per liri.Pusho tash e qete Nana ime!”, ka shkruar Kosumi në një njoftim në Facebook.

-Advertisement-

Bajram Kosumi aktualisht është rektor i Universitetit të Gjilanit dhe profesor në Universitetin e Prishtinës. Më herët ka qenë Kryeministër për një kohë para shpalljes së pavarësisë. Kosumi ishte në mesin e drejtuesve të demonstratave të vitit 1981 kundër Jugosllavisë. Ishte dënuar me nga 15 vjet burgim./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera