Lajme

Vdes nëna dhe foshnja në Spitalin e Ferizajit

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 23 May 2017

Një grua shtatzënë bashkë me foshnjën e saj vdiqën mbrëmë në Spitalin rajonal të Ferizajt.

Në Spitalin Rajonal të Ferizajt mbrëmë ka vdekur një nënë shtatzënë bashkë me foshnjën e saj.

Bajram Syla, shefi i Repartit të Gjinekologjisë në këtë spital  tha se shtatzëna kishte probleme me zemrën.

-Advertisement-

“Pacientja ka ardhë në spital me arrest kardiak që është ndalje e zemrës dhe është mundu me u reanimu në Emergjencën e Ferizajt, ndërkohë është thirrë gjinekologu kujdestar me konfirmu gjendjen e bebes“, tha ai për KALLXO.com.

Doktori Syla tregoi se ekipi mjekësor është munduar ta shpëtojë foshnjën, duke e futur gruan shtatzënë në operacion, por shpëtimi sipas tij ka qenë i pamundur për shkak të komplikimeve kardiake.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera