Lajme

Vdes në xhami duke u përgatitur për faljen e xhumasë

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 25 August 2017

Një person rreth moshës 60 vjeçare ka ndërruar jetë në xhaminë tek Bashkësia Islame e Kosovës, në Prishtinë.

Ngjarja sipas dëshmitarëve ka ndodhur rreth orës 13:00, në kohën e faljes së xhumasë.

Sipas dëshmitarëve të rastit, personi ishte duke marrë abdes për faljen e xhumasë, me ç’rast pësoi sulm në zemër (infarkt).

-Advertisement-

“Ishte duke marrë abdes dhe papritmas u rrëzua. Kishte pësuar infarkt”, tha ky dëshmitar.

Më tej, dëshmitarët treguan për Telegrafin se mjekët e emergjencës konstatuan vdekjen e 60-të vjeçarit në vendin e ngjarjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera