Lajme

Vd*es në vendin e punës në Gjermani një 42-vjeçar nga Deçani

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 27 June 2026

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Gjermani, ku 42-vjeçari F.B., me prejardhje nga Deçani, ka humbur jetën në një aksident të dyshuar në vendin e punës, transmeton albinfo.ch.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se ai ka rënë nga një vinç gjatë kryerjes së detyrës, duke pësuar lëndime fatale. Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun e ngjarjes.

Të premten, familjarë, miq dhe bashkëqytetarë i dhanë lamtumirën e fundit 42-vjeçarit në vendlindjen e tij, në Deçan./Albinfo.ch

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy