Lajme

Vdes në QKUK personi i cili ishte aksidentuar natën e Vitit të Ri

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 02 January 2023

Ka vdekur në QKUK një person i cili ishte aksidentuar natën e Vitit të Ri.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.

“Në lidhje me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Tutje, policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera