Lajme

Vdes Martti Ahtisaari

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 16 October 2023

Ka vdekur ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari.

Ai vdiq në moshën 86-vjeçare.

Kush ishte Ahtisaari?

-Advertisement-

Martti Ahtisaari është ish president finlandez. Ai u emërua ambasador në Tanzani nga viti 1973-76, në vitin 1977 u emërua Komisionar i Kombeve të Bashkuara për Namibinë dhe më pas përfaqësues special i sekretarit të përgjithshëm për këtë vend që do të çonte drejt pavarësisë në vitin 1990, në krye të një misioni të OKB-së. Në fillim të viteve 80′ ai u riaktivizua në diplomacinë finlandeze, deri në emërimin e tij në vitin 1987 në postin e ndihmëssekretarit të përgjithshëm të OKB-së, ku u ngarkua për drejtimin e administratës deri në vitin 1991.

Vitet 90′ shënojnë kthimin e tij në Evropë dhe fillimin e një aktiviteti të gjerë dhe të palodhur diplomatik në favor të paqes në Ballkan. Nga shtatori i vitit 1992 deri në prill të vitit 1993, ai drejtoi grupin e punës të Konferencës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, në Bosnje-Hercegovinë.

Në korrik të vitit 1993, ai u emërua këshilltar special i Konferencës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, para se të zgjidhej këshilltar special i OKB-së në ish-Jugosllavi.

Megjithëse erdhi në krye të presidencës së vendit të tij në vitin 1994 për një periudhë gjashtë vjeçare, ai mbeti shumë aktiv në arenën ndërkombëtare.

Në vitin 1999, së bashku me ish-kryeministrin rus, Viktor Çernomërdin, arriti të bindë presidentin jugosllav, Sllobodan Millosheviç për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake në Kosovë, në këmbim të ndërprerjes së bombardimeve të NATO-s.

Pas përfundimit të mandatit presidencial, ai krijoi dhe drejtoi Crisis Management Initiative (CMI), Fondacionin e Analizave të Këshillimit dhe të Ndërmjetësisë së specializuar në zgjidhjen e konflikteve.

Në vitin 2005, ai u ngarkua për bisedimet mes qeverisë indoneziane dhe separatistëve të lëvizjes Aceh Libre (GAM), në luftë që prej vitit 1976 dhe gjashtë muaj më vonë, armiqtë 30-vjeçar, nënshkruan marrëveshjen e paqes.

Në vitin 2006, ai do të mbikëqyrte si i dërguar special i OKB-së bisedimet mes serbëve dhe kosovarëve lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës.

Më 24 korrik 2006, i emëruari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Martti Ahtisaari, në mënyrë të suksesshme solli në tavolinë udhëheqësit kryesorë të Beogradit dhe Prishtinës në takimin e parë të nivelit të lartë për procesin e statusit të Kosovës në Vjenë, po ashtu të quajtur ‘takimi i elefantëve’. Derisa palët detajuan pozitat e qëndrimeve të tyre, takimi u vlerësua si i suksesshëm në kuptimin që ka mbledhur për herë të parë udhëheqësit kryesorë të Beogradit dhe Prishtinës në një vendtakim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera