Vdes luftëtari i orëve të para të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus
17:35 | 14 January 2023
Pas një sëmundjeje të rëndë, sot në moshën 58-vjeçare ndërroi jetë zyrtari i lartë i intelegjencës në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, kolonel në TMK dhe luftëtari orëve të para të UÇK-së, Cen Aliçkaj.
Cen Aliçkaj, është lindur më 29.04.1964 në Lybeniq, rrjedh nga një familje patriotike dhe kombëtare. Qysh në moshën 14-vjeçare ka marrë pjesë në aksione kombëtare, siç ka qenë vendosja e parullave per shkrimet e kohës “Nini rren e Ylli s’rren”. Ai ka qenë aktiv në veprimet kombëtare të viteve 1981, 1982 dhe gjatë gjithë jetës. Më 1982 burgosur politik dhe nuk ka qenë hera e parë.
Në fund të viteve 80 dhe në fillim të viteve 90, Cen Aliçkaj ka qenë njëri ndër organizatoret kryesor të Lëvizjes së Studentëve dhe të aksionit të pajtimit të gjaqeve. Për shkak të ndjekjeve nga pushteti i atëhershëm, në fillim të viteve të 90-ta, ka migruar në Gjermani. Ai edhe atje e ka vazhduar veprimtarinë kombëtare, bashkë me shumë veprimtarë të tjerë. Veprimet ushtarake të Cenës kanë qenë të një niveli të lartë të trimërisë dhe atdhedashurisë. Në ditët e fundit të luftës, ai ishte plagosur, duke e tërhequr kufomën e bashkëluftëtarit Xhemajl Fetahaj. Veprimtarinë patriotike dhe kombëtare, Cen Aliçkaj e ka vazhduar gjatë gjithë jetës së tij.
Ai ka shërbyer edhe në TMK dhe FSK. Cena ka qenë prej atyre luftëtarëve që i ka dhënë krejt çka ka pasur për atdheun e nuk ka kërkuar asgjë prej tij. Cen Aliçkaj ka mbrojtur deri në fund idealet dhe parimet e tij dhe nuk ka bërë kurrë kompromis me dinjitetin dhe krenarinë e tij prej luftëtari.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Cen Aliçkaj ka qenë njëri prej luftëtarëve më të zotë të UÇK-së në Dukagjin.
“Kur po i formonim rreshtat e parë të UÇK-së, ndër të parët që hyri në rreshtin e ushtarëve ishte edhe Cen Aliçkaj. Ishte luftëtar i fortë, njëri prej luftëtarëve më të zotë të UÇK-së në Dukagjin! Sot, në paqe, Cena na u nda nga rreshti për t’ju bashkuar shumë burrave të kombit që i kishte përkrah luftës për liri.”, ka shkruar Hardinaj në Facebook, duke shtuar, pusho i qetë në tokën për të cilën luftove, Cen./KP/

Të tjera
-
Haradinaj nderon të rënët e mạsakrës së Lybeniqit: Liria u pagua me gjạkun e më të mirëve tanë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe sot në Lybeniq, duke nderu...
-
Data e seancës konstituive pritet të caktohet sot
Sot pritet të publikohet dekreti për seancën konstituive të Kuvendit Kosovës....
-
Ekstradohen në ShBA dy kosovarë të dyshuar për mashtrim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar se dy shtetas kosov...
-
Kryetari i Zveçanit pas shpëṛthimit në postë: Sụlm për të destabilizuar rajonin dhe frikësuar qytetarët
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka reaguar pas shpërthimit të një ...
-
Shtyhet në afat të pacaktuar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Në mungesë të dëshmitarit të fundit të ftuar nga Zyra e Prokurorit të Spe...
-
Kurti dënon fuqishëm sụlmin ndaj objektit të Postës në Zveçan: Qëndrimi në liri i krimịnelit Radoiçiq është mesazh i rrezikshëm
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti përmes një reagimi ka dënuar fu...
-
Posta e Kosovës reagon për shpëṛthimin në zyren në Zveçan: Ky sụlm nuk na zmbrapsë
Posta e Kosovës ka reaguar pas hedhjes së dy granatave dore në një prej pikav...
-
16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria dëshmoi se është anëtare e denjë e aleancës
Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, me rastin e 16 vjetorit të anëtarësimit të...
-
Komunikimet në grupin e LDK-së në “Viber”, Pacolli: “Qu Ibrahim e kshyr çka ti kanë ba partisë”
Deputetja e ardhshme e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reagu...
-
Kusari reagon ashpër: Në RTK s’ndërmerren masa për rrena, por largohet një grua për reklama në Instagramin e saj, akuzon VV-në
Një vendim i transmetuesit publik të Kosovës, RTK-së që të mos lejojë gazetar...
-
Ramadani: Shpëṛthimet në Zveçan dhe ikja e Dodik në Rusi, indikacione për rritje të tensioneve
Zhvillime të shumta po ndodhin këto ditë në rajon. Ikja e udhëheqësit të s...
-
Rama: Gjoba për ata që nuk kujdesen për qentë deri në 3000 mijë euro
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me drejtorin e Ins...