Lajme

Vdes këmbësori që u godit nga një veturë në Zahaq të Pejës muajin e kaluar

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 03 July 2026

Ka vdekur një burrë nga Zahaqi i Pejës, i cili ishte goditur nga një veturë më 23 qershor. Ai ishte dërguar për trajtim në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë për tretman mjekësor, por nuk ka arritur t’iu mbijetojë lëndimeve të marra.

Ai vdiq dje, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

“Pejë 23.06.2026-20:30. Është raportuar se me datën e lartcekur i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar veturën e tij dyshohet se kishte goditur këmbësorin-viktimën mashkull kosovare i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Me datë 02.07.2026 është raportuar nga mjekët kompetentë se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy