Lajme

Vdes këmbësori nga goditja me veturë , vozitësi ik

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 19 Dhjetor 2017

Mbrëmë rreth orës 17:00 në fshatin Hajvali të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Sipas Policisë së Kosovës në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, transmeton Infokusi.com

Këmbësori pas goditjes nga vetura ka marrë lëndime vdekje prurës dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

-Advertisement-

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ndërsa vozitësi I veturës është larguar në drejtim të panjohur, transmeton Infokusi.com.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./INFOKUSI

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy