Vdes Ilir Begolli, profesor i UP’së dhe specialist i shëndetësisë publike në IKSHPK

Autori: Gazeta inFokus
10:53 | 13 August 2023
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka ndërruar jetë Prof. Dr. Ilir Begolli, profesor i Mjekësisë Sociale në UP dhe specialist i shëndetësisë publike në IKSHPK.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se mbrëmë ka ndërruar jetë Prof. Dr. Ilir Begolli, profesor shumë vjeçar i Mjekësisë sociale në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës dhe specialist i shëndetësisë publike në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka shkruar se me rastin e ndarjes nga jeta të profesor Begollit, të hënën më 14 gusht, në ora 10:00, në IKSHPK, do të mbahet mbledhje komemoratiev për të nderuar veprën dhe jetën e tij.
Njoftimi i plotë:
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se mbrëmë ka ndërruar jetë Prof. Dr. Ilir Begolli, profesor shumë vjeçar i Mjekësisë sociale në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës dhe specialist i shëndetësisë publike në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Dr. Ilir Begolli është lindur më 20 prill 1953 në Pejë, ku kishte mbaruar shkollimin fillor për të vazhduar pastaj në Prishtinë.
Dr. Ilir Begolli, studimet bazike i kishte përfunduar në vitin 1978 në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Kosovës; Specializimin në Mjekësi Sociale në vitin 1982; në vitin 2001 ka përfunduar magjistraturën në fushën e Shëndetësisë publike; ndërsa në vitin 2009 doktoraturën po ashtu, në fushën e shëndetësisë publike.
Gjatë karrierës së tij të pasur akademike dhe profesionale, përveç angazhimit në procesin edukativ dhe arsimor, dr. Ilir Begolli ishte hartues dhe pjesëmarrës i drejtpërdrejt në krijimin e dokumenteve dhe strategjive zhvillimore të sistemit shëndetësor në Kosovë; duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm përmes angazhmit të tij profesional si mësimëdhënës dhe si ekspert në lëminë e shëndetësisë publike, për çka do të jetë i vlerësuar gjithmonë nga niveli akademik, kolegët, studentët, qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme në Kosovë.
Me rastin e ndarjes nga jeta të profesor Begollit, të hënën më 14 gusht, në ora 10:00, në IKSHPK, do të mbahet mbledhje komemoratiev për të nderuar veprën dhe jetën e tij.

Të tjera
-
Kadrijaj thotë se VV qëllimshëm po e mban të bllokuar Kuvendin
Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrirjaj thotë se moskonstituimi i Kuvendi...
-
Mustafa: Përgjegjësia për bërjen e 61 votave i takon Kurtit dhe Vetëvendosjes
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, pas dështimit të 35-të të konstituimit të ...
-
Çitaku: Për Albin Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti
Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur për me...
-
Vazhdon ngërçi, dështon konstituimi i Kuvendit për të 35-ën herë
Ka dështuar edhe përpjekja e 35-të për konstitutuimin e Kuvendit.Lëvizja Vetë...
-
Krasniqi: Çdo 48 orë vijmë me shpresën që do të dalin me emrin e ri të kryeparlamentarit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosoës, Memli Krasniqi, foli shkurtimisht p...
-
Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë
Disa qytetarë të Kosovës aktualisht po protestojnë para Kuvendit të Kosovës, ...
-
Limaj për Kurtin: E bëri gjithë atë fushatë, nuk është në gjendje me u ul me bisedu për ndërtimin e Qeverisë
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur para tentimit të 35-të ...
-
Guri komenton ‘nomadët’ e kryeministrit në detyrë: I vetmi në Kosovë që nuk ka shtëpi është Kurti
Deputeti i betuar i LDK-së, Paris Guri ka komentuar deklaratën e kryeministri...
-
KESCO: Prodhimi i energjisë elektrike vazhdon të jetë i kufizuar
KESCO ka njoftuar se prodhimi vendor i energjisë elektrike vazhdon të jetë i ...
-
Arben Gashi: Kurti dhe partia e tij duhet ta gjejnë zgjidhjen
Deputetët kanë nisur të shkojnë në Kuvend në përpjekjen e 35-të për ta provua...
-
Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë vikendit do të mbajë ...
-
Persona të panjohur hodhën gran*atë dore në një pishinë në Gjakovë, policia jep detaje
Disa persona të panjohur kanë hedhur një granatë dore në një pishinë në Qabra...