Lajme

Vdes ikona e demokracisë dhe nobelisti kinez Liu Xiaobo

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 13 July 2017

Laureati i çmimit nobel dhe i burgosuri më i famshëm politik i Kinës, Liu Xiaobo, ka vdekur në moshën 61-vjeçare.

Ai po trajtohej për kancer të pashërueshëm të mushkërive në një spital në verilindje të Kinës, transmeton Express.

Muajin e kaluar, ai u transferua në spital nga burgu, ku po e kryente dënimin prej 11 vjet burg për përfshirjen në një manifesto që bënte thirrje për rrëzimin e sundimit njëpartiak të Kinës, transmeton Express.

-Advertisement-

Liu, një profesor universitar i shndërruar në aktivist për të drejtat e njeriut dhe demokraci, nga autoritetet kineze ishte cilësuar si kriminel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera