Lajme

Vdes gjatë natës efektivi i policisë në burgun e Shënkollit

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 30 May 2022

Një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur në policinë e shtetit në Shqipëri. Mësohet se ka ndërruar jetë efektivi Gjovalin Frroku punonjës në burgun e Shënkollit.I ndjeri ka humbur jetën pas problemeve me zemrën, ndërsa lidhur me ngjarjen ka reaguar sindikata e shërbimeve policore të Shqipërisë ku thuhet se efektivi nuk ishte dërguar për një mjekim të specializuar. Frroku u dërgua në urgjencë pas përfundimit të turnit por rezultoi shumë vonë.

Sindikata në reagimin e bërë, shpreh ngushëllimet për ngjarjen, teksa paralajmëron protesta.Postimi i plotë nga sindikata e shërbimeve policore të Shqipërisë:

Vdekjet nuk ndalen ne policine e burgjeve..! Shuhet dhe nje punonjes tjeter ne sistemin e burgjeve..! Situata e rende e gjendjes shendetesore dhe psikologjike ne policine e burgjeve, vazhon te marre jetet e punonjesve. Dje, pergjate sherbimit ne turnin e 3-te ne ievp Shenkoll, i ndjeri Gjovalin Frroku, ka kerkuar ndihmen e urgjences per shkak te problemeve ne zemer dhe dergimin ne spitalin e Lezhes..Kjo ka ndodhur ne oren 03 te mengjesit.. Si gjithnje, jane mjaftuar me nje kontroll rutine nga mjeku i gatshem dhe nuk kane lejuar qe i semuri te dale per kontrolle te metejshme ne spital. Eshte lene ne gjendje te tille deri sa ka mbaruar sherbimin dhe pastaj koleget e kane derguar ne urgjencen e spitalit te Lezhes, ku menjehere e kane orjentuar per ne urgjencen spitalore te Tiranes.Por, zemra nuk pret mbarim sherbimi e burrokraci eproresh, pasi gjate rruges per Tirane, punonjesi ka nderruar jete. Vdekjet dhe problemet shendetesore nuk kane te sosur ne Policine e Burgjeve dhe punonjesit me te drejte kerkojne qe sa me pare te reagojme me Proteste para institucioneve ne bulevardin e Tiranes. Kjo gjendje eshte paralajmeruar me kohe nga Sindikata, por siq duket ka me shume rendesi politika e dites, sesa jeta e punonjesit!

-Advertisement-

Mungesa e mjekut te punes sipas ligjit, mungesa e trajtimit ushqimor, mungesa e uniformave, pagat e uleta dhe demotivimi ne sherbim, po sjellin pasoja te renda! Nuk dijme se sa do vazhdoje kjo gjendje dhe kush mban pergjegjesi per situaten e krijuar nder vite, pasi deri me sot ata qe kane hequr te drejtat legjitime te punonjesve, vazhdojne te bejne show duke betonuar paudhesite e tyre ne kurriz te mijera kolegve me uniforme! Po marrim mesazhe nga dhjetera punonjes ne sistem, te cilet po kerkojne nje date proteste per denoncim situate.Po tallen edhe me heqjen e takses mbi pagen 30-40 mije leke e pergjysmim te saj per pagat 40-50 mije. Vkm dhe Kryeministri kane folur qarte per gjithe Administraten Publike, ku ben pjese edhe Policia Burgje, se me 1 Qershor fillojne efektet ne favor te punonjesve! Nese nuk implementohet ky VKM ne favor te Policise Burgjeve, Sindikata do shpalle daten e protestes dhe vendin ku do zhvillohet ajo! Dikush duhet dhe do mbaje pergjegjesi per situaten e rende qe vazhdon prej vitesh! Ngushellime te ndjera per familjen e punonjesit te policise se burgjeve Gj.Frroku!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera