Lajme

Vdes drejtori i Komunës së Vitisë

Autori: Gazeta inFokus 23:23 | 03 July 2021

Ka vdekur drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Vitisë Nexhmedin Jakupi. Lajmin e bëri publik kryetari i komunës Sokol Haliti.

Haliti nëpërmjet Facebookut shprehu ngushëllime derisa tha se i ndjeri nuk kurseu asgjë për tu ofruar shërbimin e duhur qytetarëve.

“Jemi të shokuar dhe prekur thellë nga humbja e një drejtori shembullor dhe të një bashkëpunëtori të përkushtuar, e të palodhur”, tha Haliti.

-Advertisement-

“Nexhmedini, nuk kurseu veten në asnjë moment. Ishte në dispozicion, kohë e pakohë, ditën dhe natën, ditëve të pushimit dhe të festave, për t’iu ofruar qytetarëve shërbimet publike”, shtoi ai.

Shkrimi i plotë i Halitit në Facebook:

Të shokuar nga lajmi për vdekjen e drejtorit shembull, Nexhmedin Jakupi

Dita e sotme nuk  ka mundur të përfundojë më rëndë, se sa me lajmin  për vdekjen e drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunēn e Vitisë, Nexhmedin Jakupi.

Jemi të shokuar dhe prekur thellë nga humbja e një drejtori shembullor dhe të një bashkëpunētori të përkushtuar, e të palodhur.

Nexhmedini, nuk kurseu veten në asnjë moment. Ishte në dispozicion, kohë e pakohë, ditën dhe natën, ditëve të pushimit dhe të festave, pēr t’iu ofruar qytetarëve shërbimet publike.

Ishte nder dhe kënaqësi të punoja për gati tetë vite me një njeri të urtë, punētor, të sinqertë e të afërt, siç ishte Nexha.

Ngushëllime familjes Jakupi, të afêërmve, banorëve të Radivojcit, miqve, kolegëve dhe institucioneve komunale!

Me dhembje të thellë,

Kryetari i Komunës së Vitisë,

Sokol Haliti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera