Lajme

Vdes doktori i njohur nga Gjilani

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 20 April 2022

Sot ka vdekur urologu i njohur Dr. Shefqet Mehmeti nga qyteti i Gjilanit, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur dega e Lidhjes Demokratike në Gjilan, të cilët rikujtuan kontributin e jashtëzakonshëm të tij në fushën e mjekësisë.

“Dr. Shefqetin do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në shëndetësinë e Gjilanit, duke qenë njeriu që i vuri bazat në Repartin e Urologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit dhe u doli në ndihmë pacientëve në çdo kohë e me profesionalizëm të madh për afro pesë dekada”, thuhet në postim./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera