Lajme

Vdẹs 3 vjeçari në Rahovec pasi i ranë dyert e hekurit

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 15 July 2024

Një 3 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Rahovec pasi i ranë përmbi dyert e hekurit.

Sipas policisë një derë e hekurit që ka qenë e mbështetur për muri i ka rënë 3 vjecarit i cili ka qenë duke qëndruar afër.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 20:00.

-Advertisement-

“Në emergjencën e Spitalit Rajonal  Gjakovë  nga prindi është sjellur një fëmijë – viktimë mashkull kosovar i moshës tre vjeçar me lëndime të rënda trupore, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se aksidentalisht një derë e hekurt e mbështetur nga muri është rrëzuar dhe ka goditur viktimën.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera