Lajme

Vdekjet e dyshimta në QKUK, Prokuroria interviston disa persona

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 30 October 2017

Prokuroria e Shtetit është në fazën më të nxehtë të hetimeve për vdekjet e dyshimta në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

E këtë e ka konfirmuar edhe zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha i cili ka thënë se janë intervistuar disa persona për këtë rast.

“Rasti është në flugun më të madh të hetimeve. Ka edhe të intervistuar në cilësinë e të dyshuarve dhe po ashtu edhe të dëshmitarëve”, ka thënë Berisha për ‘Indeksonline’.

-Advertisement-

Tutje, ai ka treguar se hetimi i këtij rasti bëhet në bashkëpunim të të gjitha prokurorive.

Ndryshe, në QKUK, më 7 shtator kanë vdekur dy persona, nga siç thuhet, komplikimet gjatë operacioneve. Vdekja e tyre është cilësuar si e dyshimtë.

Ndërsa më 19 nëntor numrit të të vdekurve në QKUK iu shtua edhe një person tjetër, duke bërë kështu që numri i vdekjeve të dyshimta nga bombolat e gazit të shkojë në tre.

Të tri rastet e vdekjeve dyshohet se u shkaktuan nga përdorimi i oksigjenit në Klinikën Torakale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera