Lajme

Vdekje e dyshimtë në Suharekë

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 29 March 2018

Një person ka vdekur të mërkurën në Suharekë pasi dyshohet të ketë rënë në kontakt me telat e rrymës elektrike.

Sipas Policisë së Kosovës viktima ishte duke punuar në ndërtimin e një pllake të shtëpisë, shkruan Infokusi.com.

Viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë ndërsa nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

-Advertisement-

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera