Vdekja e Mbretëreshës së Anglisë, reagimet e politikanëve shqiptarë
Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 08 September 2022
Kryeministri Edi Rama postoi në rrjetet sociale një foto të monarkes, me shkrimin “Goodbye Queen” (Lamtumirë Mbretëreshë).
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, në mesazhin e ngushëllimit për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elisabeth II, shkruan: “Ndarja nga jeta e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elisabeta II, është një lajm i trishtuar jo vetëm për popullin e Mbretërisë së Bashkuar, por për gjithë njerëzimin. Një jetë e tërë në shërbim të kombit, të shtetit dhe qytetarëve! Mbretëresha Elisabeta II, përbashkuesja e kombit, e pranuar gjerësisht si simbol i stabilitetit të Mbretërisë së Bashkuar dhe botës, e ndihmoi vendin e saj në ndryshimet e mëdha përgjatë shtatë dekadave, për forcimin e identitetit kombëtar, rritjen e ndikimit gjeopolitik dhe të pozitës ndërkombëtare. Pushofshi në paqe, Madhëria Juaj!”.
Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, shkroi në Facebook: “Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, Elizabeth II, e admiruar në mbarë botën për lidershipin frymëzues, përkushtimin dhe angazhimin e saj të pathyeshëm! Duke vlerësuar lart kontributin e Saj të jashtëzakonshëm për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, jam i bindur se figura dhe Udhëheqja e Saj e dalluar publike dhe ndërkombëtare do të kujtohet përherë me respektin më të thellë. Ngushëllimet më të sinqerta për Familjen Mbretërore, Qeverinë dhe popullin britanik, si dhe të gjithë Komonuelthin për këtë humbje të madhe”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkroi në Twitter: “Populli i Kosovës dhe unë i shprehim ngushëllimet më të thella Familjes Mbretërore dhe popullit britanik për shuarjen e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II. Përkushtimi i saj, puna e saj e palodhur dhe përulësia janë një frymëzim për të gjithë ne në këto kohë të vështira. U prehsh në paqe!”.
Të tjera
-
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tjerat të kalueshme
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se pas reshjeve të borës, rruga P...
-
Rrëzohet aeroplani i pasagjerëve në Kazakistan
Një aeroplan pasagjerësh u rrëzua pranë qytetit Aktau në Kazakistan të mërkur...
-
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak
Qeveria kroate ka bërë të ditur planet për të rikthyer shërbimin e detyrueshë...
-
Dodë Gjergji: Mjaft me urrejtje
Mesazhi i Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji për Krishtlindje ishte toleranca...
-
Deputetja Ganimete Musliu thërret konferencë për media
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka njoftuar se s...
-
Gjykata Penale e Shkupit merr një vendim për ankesën e Artan Grubit
Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgimi prej 30 ditësh pë...
-
Peci e qon në qiell Guxo-n, thotë se i ka 5-6%
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se partia GUXO e ka menduar si opsion m...
-
Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Prishtinë, ka të lënduar
Një shpërthim që dyshohet se ka ardhur nga një bombolë gazi në një lokal në r...
-
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat sa i përket pr...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...