Lajme

Vdekja e dyshimtë në Ferizaj, Policia arreston një person

Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 12 December 2019

Është bërë e ditur se hetuesit policorë kanë arrestuar një person pas gjetjes së viktimës SH.B në Ferizaj.

Personi i dyshuar raportohet se është marrë masa e ndalimit për 48 orë, shkruan gazeta inFokus.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tyre trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

-Advertisement-

Raporti i plotë i Policisë:
Lidhur me rastin e raportuar me dt.09.12.2019 , Person i zhdukur, pas hetimeve intenzive,hetuesit rajonal kanë arritur që sot rreth orës 19:00 të gjejnë trupin e pajetë të viktimës SH.B.(m/shqipëtar ) 33 vjeçar nga Ferizaj.

Trupi i viktimës është gjetur skaj rruge mes fshatit Gadime dhe Kishnapole.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor i mjekësisë ligjore .

Pas hetimeve fillestare,hetuesit policor kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me këtë rast dhe ndaj tij, me urdhër të prokurorit është marrë masa e ndalimit prej 48 orësh.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera