Lajme

Vdekja bëhet edhe më e dhimbshme, kur djalin s’e kishe pranë, Lushtaku më mesazh prekës për vdekjen e babait të Veselit

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 07 July 2021

Pas vdekjes së babait të Kadri Veselit, Fazli Veselit, ka reaguar edhe anëtari i PDK-së, Sami Lushtaku.

Lushtaku përmes një statusi në llogarinë e tij në facebook, e ka kujtuar Fazli Veselin si një burrë të fortë e patriotë.

“Përfundimisht Baca Fazli na la. Vetëm një burrë patriot i fortë e vizionar si Baca Fazli, mundi të edukojë të birin Kadriun, bashkëluftëtar i kauzës së shënjtë për lirinë, pavarësinë e shtetndërtimin”, ka shkruar Lushtaku.

-Advertisement-

Madje sipas tij këtë vdekje e bënë më të dhimbshme fakti që Kadri Veseli nuk ishte pranë të atit.

“Baca Fazli ishte i dashur për të gjithë. Ai na këshillonte e na motivonte përgjatë rrugës sonë në shërbim të kombit. Ndarja e tij nga jeta është edhe më e dhimbshme kur i biri i tij e miku ynë Kadriu, nuk mund t’i gjendej pranë për shkak të procesit gjyqësor në Hagë. Ngushëllimet më të sinqerta mikut e bashkëluftëtarit Kadri Veseli, familjes Veseli, miqve e dashamirëve të tyre. Baca Fazli pushoftë në paqe!”, ka thënë Lushtaku./Gamztea Inofokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera