Lajme

Vd ekja e 45-vjeçarit në Obiliq, pamje nga vendi i ngjarjes

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 28 February 2024

Një 45-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës në një objekt që ndodhet në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.

Ekipi i IndeksOnline ndodhet në vendin e ngjarjes ku sjell edhe pamjet nga aty.

Trupi i pajetë është larguar nga mjekësia ligjore ndërsa hetuesit e policisë po vazhdojnë të hetojnë rrethanat që kanë quar deri të vdekja e 45-vjeçarit.

-Advertisement-

Rasti për IndeksOnline është konfirmuar nga zyrtarja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 45 vjeç”, ka thënë Ahmeti.

Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera