Vazhdon tensionimi i situatës, Arabia Saudite ia merr licencën “Qatar Airways”
Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 06 June 2017
Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil të Arabisë Saudite ia ka marrë licencën kompanisë së fluturimeve “Qatar Airways” si dhe ka urdhëruar mbylljen e zyrave të saj brenda 48 orëve.
Çfarëdo licence që i lëshohet punëtorëve të “Qatar Airways” do të anulohet, po ashtu, ka thënë ky organ, transmeton Express.
Ky vendim vjen një ditë pasi që ky autoritet ua ndaloi të gjithë aeroplanëve të Katarit aterimin në aeroportet e Mbretërisë, pas mosmarrëveshjes më serioze mes vendeve të Gjirit.
Dje, Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni i ndërprenë marrëdhëniet me Katarin, duke e akuzuar atë se po e përkrah terrorizmin.
Ata thonë se Katari mbështet grupe terroriste duke përfshirë Vëllazërinë Myslimane, raporton BBC.
Agjencia shtetërore e lajmeve Saudite, SPA, raporton se Riadi i ka mbyllur kufijtë e vet, duke shkëputur lidhjet me Katarin nga toka, deti dhe ajri dhe duke e izoluar atë në masë të madhe.
Duke cituar zyrtarët e lartë, SPA shkruan se kjo u bë për të mbrojtur sigurinë e saj kombëtare nga rreziqet e terrorizmit dhe ekstremizmit.
Masa e pashembullt është parë si ndarja më serioze midis vendeve të fuqishme të Gjirit, të cilat janë gjithashtu aleate të ngushta të SHBA-së../Express/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...