Sport

Vazhdon të rritet vlera e Amir Rrahmanit, ja sa kushton ai në tregun e transferimeve

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 14 October 2021

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, e ka nisur për mrekulli edicionin e ri me skuadrën e Napolit në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Rrahmani ka arritur ta zë vendin e titullarit te napolitanët dhe ka realizuar dy gola në këtë fillim sezoni.

Përveç Napolit, futbollisti prishtinas është i pazëvendësueshëm edhe te kombëtarja e Kosovës, ku luajti në dy takimet e muajit tetor.

Forma e mirë e mbrojtësit kosovar ka ndikuar që ti rritet vlera në tregun e transferimeve edhe për 2 milionë euro.

Në faqen e specializuar për transferimet e lojtarëve ‘Transfermarkt’ vlera e Amir Rrahmanit tani është 16 milionë euro.

Njëherësh Rrahmani bëhet edhe futbollisti me i shtrenjtë i kombëtares së Kosovës./Gazeta inFokus/

Të tjera