Rozë

Vazhdon të jetë beqare, Bleona thotë se është e vështirë ta dashurojnë

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 10 October 2020

Bleona Qereti vite më parë u largua nga Shqipëria për të ndjekur ëndrrën amerikane.

Këngëtarja e mirënjohur që ka një karrierë të suksesshme në vendlindje, të njëjtën gjë nuk e ka arritur ende ta bëjë edhe atje.

-Advertisement-

Por, Bleona është e vendosur dhe lufton për atë që do, prandaj nuk planifikon të heq dorë nga synimet e saj, shkruan Indeksonline.

Megjithatë po punon intenzivisht për projekte të ndryshme, ajo vazhdon të jetë beqare, ose të paktën kështu deklaron dhe këtë e ka lënë të kuptohet edhe në një postim që ka bërë së fundi.

Bukuroshja e njohur që mbetet ndër ikonat e bukurisë shqiptare ndau me adhuruesit një imazhe provokuese ku shihet buzë detit e veshur vetëm në bikini.

“Njerëzit që kanë qenë beqarë për një kohë të gjatë janë më të vështirat për t’u dashur, sepse ata janë mësuar të jenë beqarë, të pavarur dhe të vetëmjaftueshëm, saqë duhet diçka e jashtëzakonshme për t’i bindur se kanë nevojë për ju në jetën e tyre”, ka shkruar Bleona në mbishkrim.

Ndryshe, ajo shumë shpejt pritet të vijë me disa projekte të mëdha e që nuk kanë të bëjnë vetëm me muzikën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera