Vazhdon sulmi i mediave zvicerane ndaj Shaqirit e Xhakës

Autori: Gazeta inFokus
11:02 | 06 September 2018
Me një shkrim të publikuar të mërkurën, gazeta e madhe zvicerane “Blick” ka vazhduar të sulmojë Xherdan Shaqirin, yllin e futbollit shqiptar, por edhe të përfaqësueses së Zvicrës.
Felix Bingesser, përgjegjës për rubrikën e sportit në Blick e ka vlerësuar budallallëk një deklaratë të Shaqirit të dhënë të martën në konferencë për shtyp. Në mënyrë indirekte ai ka sulmuar edhe Granit Xhakën.
Të martën në konferencë për shtyp dolën pesë lojtarët kryesorë të Zvicrës, së bashku me përzgjedhësin dhe përfaqësuesin e Federatës.
Kapiteni Stephen Lichtsteiner kërkoi falje për festën me shqiponjë, në të cilën ai i ishte bashkuar Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në fitoren ndaj Serbisë në botëror. Edhe Xhaka e Shaqiri folën për atë festim që bëri bujë në Zvicër. Të dy u munduan të arsyetojnë festën që kanë bërë, ndërsa Xhaka tha se nuk do ta përsërisë më. Asnjëri prej dy shqiptarëve nuk kërkoi falje direkt.
Shaqiri tha se do të kërkonte falje nëse njerëzit në Zvicër do të ndiheshin të sulmuar nga festa e tij. Dhe asaj fjalie ia bashkoi fjalën “njerëzit në male”. Në këtë detaj është kapur përgjegjësi i Blick për sport, që ka vazhduar sulmet ndaj lojtarit të Liverpoolit /koha/

Të tjera
-
Çitaku: Sot do të duhej të ishim në seancë për ta shkarkuar bordin e ZRrE-së
Ka dështuar seanca e 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Pas dës...
-
Dështon edhe tentativa e 24-të e seancës konstituive, shtyhet për të hënën
Seanca e Kuvendit është ndërprerë sërish, shkruan Gazeta Infokus. Kjo sean...
-
Bekë Berisha, AAK: Ndihna keq si deputet që nuk ka zgjidhje për konstituimin e Kuvendit
Deputeti i AAK-së, Beke Berisha ka folur para seancës konstituive të Kuvendit...
-
Fillon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, sot tentativa e 24-të
Ka filluar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. ...
-
Memli Krasniqi uron Veselin për ditëlindje: Pres të ritakohemi së shpejti, në Prishtinë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovë...
-
Cakolli shkon në Kuvend: Ora 10:30, të gjithë në sallë përveç deputetëve – e papërgjegjshme
Eugen Cakolli nga KDI ka shkuar në sallën e Kuvendit të Kosovës në kohën kur ...
-
“Fat, familjarëve”, Paris Guri i LDK-së i bën ‘diss’ vëllait të Luan Dalipit
Në seancën e 24-të të Kuvendit të Kosovës, tensionet politike morën edhe një ...
-
Haradinaj: As këtë seancë, nuk ka ndonjë ndryshim
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur para seancës së 24-të për konstituim...
-
Xhevahire Izmaku: Kuvendit i duhet figura e Limajt
Deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku ka thënë se Kuvendit të Kosovës i nevoj...
-
Fillon grumbullimi i deputetëve për seancën konstituive
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të mblidhen për seancën konstituiv...
-
Haradinaj përkujton me nderim heronjtë e 31 majit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë një p...
-
Hasani: S’pres ndryshim pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese
Deputeti i betuar i PDK-së, Nait Hasani, ka mbërritur në Kuvend për të marrë ...