Lajme

Vazhdon seanca e Kuvendit të Maqedonisë

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 22 June 2017

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e pestë në të cilën pikë e rendit është zgjedhja e zëvendësministrave të Qeverisë.

Kjo pikë me kërkesë të deputetit, Ilija Dimovski nga VRMO-DPMNE-ja u zhvendos si e fundit në rendin e ditës të seancës me qëllim që deputetët të kenë më shumë kohë që të përgatiten për debat.

Para se të debatojnë për zgjedhjen e zëvendësministrave, deputetët në Kuvendin e Maqedonisë do t’i shqyrtojnë raportet vjetore të disa institucioneve, ndërsa do të debatojnë edhe për iniciativën qytetare për sjelljen e ligjit për ndryshim të Ligjit për marrëdhënie të punës me të cilin kërkohet vazhdim i pushimit të lindjes.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera