Lajme

Vazhdon përkrahja e fuqishme për Lahi Brahimajn

Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 26 January 2021

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’së, Lahi Brahimaj, është mirëpritur në konakun e Qazim Ramës nga miqtë dhe aktivistët e kësaj partie.

Brahimaj ka shkruar në ‘Facebook’ se ky vend është i njohur për mirëpritje dhe bujari.

“Sonte isha i nderuar me mikpritjen që m’u bë në konakun e Qazim Ramës më një pjesë të miqve e aktivistëve të AAK-së. Kjo shtëpi e ky fshat janë të njohur për mikpritje e bujari, unë në çdo periudhë, para, gjatë dhe pas lufte jam ndjerë si në shtëpinë time në Maznik”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Gjithashtu, Brahimaj ka treguar se prezenca e plakut të fshatit e ka nderuar atë edhe më shumë.

“Falënderim të veçantë edhe për plakun e nderuar Qazim Haxhija, që na nderoi sonte me prezencën e tij”, ka thënë ai.

Ndryshe, Brahimaj garon me numrin 22 në listën e AAK’së./Gazeta inFokus/

Sonte isha i nderuar me mikpritjen që m'u bë në konakun e Qazim Ramës më një pjesë të miqve e aktivistëve të AAK-së. Kjo…

Posted by Lahi Brahimaj on Tuesday, January 26, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera